Kongresistja Giffords flet ne TV veshtiresi ne artikulimin e pergjigjeve
Gabrielle Giffords, kongresistja amerikane e Arizonës e cila u qëllua me armë zjarri në kokë në një sulm në janar të këtij viti, ka dalë për herë të parë në një intervistë televizive.
Pas atentatit, që la 6 persona të vrarë dhe 12 të plagosur, kongresistja Gifords i është nënshtruar disa operacioneve kirurgjike.
Kongresistja, megjithëse kuptonte mjaft mirë pyetjet e moderators së televizionit ABC, kishte vështirësi në artikulimin e përgjigjes.
Shkak për këtë, sipas mjekëve të saj është dëmtimi i rëndë që ka marrë në tru nga plumbi.
“E trishtuar, keq. Shumë njerëz vdiqën”, është shprehur Gifords pas pyetjes se si ajo ish ndjere kur bashkëshorti i kishte treguar se ç’kishte ngjarë
Gjatë intervistës së saj të parë televizive pas
atentatit, Gifordos la të kuptohej më pas se nuk ndjente urrejtje për agresorin 23-vjeçar, Jared Loughner.
Megjithëse ende nuk është riaftësuar plotësisht, mjekët e saj thonë se ajo ka bërë një përparim mbresëlënës që prej operacionit pas atentat të janarit.
Gabrielle Giffords, anëtare demokrate e Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin Amerikan, u qëllua me armë gjatë një takimi elektoral në Tukson të Arizonës.
Si pasojë e të shtënave, 6 persona gjetën vdekjen, mes të cilëve edhe një gjyqtar federal dhe 12 të tjerë u plagosën.