Mozlei per Alonson Duhet te fitoje me me shume se 7 pike diference
Kur nga fundi i Boterorit te Formules 1 na ndajne vetem dy gara te gjithe protagonistet e botes se njevendesheve kane filluar te bejne analizat e tyre. I pari qe hapi valsin e ketyre deklaratave ishte nje nga njerezit me te fuqishem te botes se automobilizmit. Behet fjale per Maks Mozlein ish-presidenti i FIA-s qe ne nje interviste te dhene per radion BBC i dha disa keshilla aktoreve te Formules 1. Une besoj - tha Mozlei - qe nese Alonso do te fitoje Boterorin me me pak se shtate pike diference atehere Formula 1 do te humbte shume. Me keto fjale Mozlei iu referua qarte atij parakalimi qesharak qe i beri Alonso Mases ne Cmimin e Madh te Gjermanise. Ne ate gare piloti spanjoll parakaloi lehte brazilianin pasi ky i fundit kishte marre urdher nga bokset qe ti hapte krahun shokut te ekipit. Pikerisht fale urdhrave te skuadres Alonso ka tashme 7 pike me shume qe ne keto dy gara do te peshojne shume. Ne ate kohe Ferrari edhe pse shkeli rregulloren nuk u demtua shume pasi nuk iu hoq asnje pike per arsye se FIA i vuri nje gjobe prej 100 mije eurosh. Une po shpreh mendimin tim - shpjegoi Mozlei - por ato pike ekstra Alonsos duhet ti hiqeshin. Kjo te ishte minimumi qe duhet te bente FIA pasi nese Alonso do te fitoje Boterorin me me pak se shate pike diference atehere i gjithe Boterori do te zhvleresohej shume. Mendoj se spanjolli ne pisten e Hokenhajmit ka marre pike qe realisht nuk i perkasin atij. Ne fund te bisedes Mozlei ka folur edhe per te ardhmen e tij ne Formulen 1. Britaniku ne fund tha Ditet e mia ne krye FIA-s kane marre fund. Per momentin jam vetem nje fan. Une nuk besoj se rikthimi im do te ishte nje gje e mire.