MB: Rritet niveli i ujit në Bushat dhe Bërdicë
Ndërkohë, strukturat e ushtrisë po kryejnë operacione për evakuimet e banorëve të fshatrave Mali Jushit dhe Trush në Komunën Bërdicë.Sipas të dhënave, në 7 komuna të Qarkut të Shkodrës janë përmbytur 10170 hektarë tokë si dhe 2110 shtëpi. Forcat e ushtrisë kanë evakuuar 3752 persona. Komunat më të përmbytura është Ana e Malit, Bushat, Velipojë, Bërdic, Dajç, Bushat si dhe komuna Qendër në Malësinë e Madhe. Strukturat e ushtrisë dhe të policisë janë të përqëndruar kryesisht në komunat Dajç, Ana Malit, Bërdicë, Guri Zi, Velipojë dhe lagjet e rrezikuara të bashkisë Shkodër ku po bëjnë evakuimin e komunitetit të rrezikuar nga përmbytja.