E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Vota e 8 majit, votë për kushtet e jetesës

Partia Socialiste çel fushatën zgjedhore në Durrës, ndërsa prezantohet dhe kandidati i saj, Vangjush Dako. Kreu i opozitës Edi Rama shpalosi alternativën e qartë ndërsa ftoi të gjithë qytetarët të zgjedhin alternativën e duhur.
 

“Kurrë më trysni dhe marrja mes pushtetit të dhunës dhe parasë së pista. Ne jemi sot bashkë se duhet të mbrojmë dhe zhvillojmë Durrësin por nga gjithë ky qark duhet të bashkojmë votat e socialistëve apo demokrateve, që zgjejnë më punë, që s’marin certifikatën mbi pronën dhe tu themi të gjithë se e vetmja rrugë pa pasur frikë se ju heqin nga puna është rruga jonë. E vetmja rrugë për tu çliruar nga pesha e tmershme e një pushteti të korruptuar e cila mendon vetëm për vete. Ne e kemi treguar jo me fjalë, por me sjellje dhe punë, një model gjithpërfshirës”.

Ndërkaq, Rama e cilësoi këtë qeveri të korruptuar, ndaj për të,8 maji do të jetë dita vendimtare.

“8 maji është dita që secili të kujtohet se para se të jetë demokrat dhe socialist, është një qytetar i kërcënuar që nuk ndjehet i mbrojtur nga ligji dhe per te fituar aq sa meriton ku duhet të trokasë në dyert e shtetit” tha  me tej Rama.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›