Mposhtin edhe Shqipërinë

Përfaqësuesja e Kosovës është fituese e turneut ndërkombëtar, pasi të premten e ka mposhtur në Prishtinë Kombëtaren e Shqipërisë me rezultat 101:94.
Kjo është fitorja e dytë rresht e kosovarëve, pasi një ditë më parë, në kuadër të këtij turneu, kishin mposhtur edhe Emiratet e Bashkuara Arabe me rezultat të thellë 127:58.
Skuadra e udhëhequr nga Agim Kasapolli me mjaft mund triumfoi në këtë ndeshje, e cila ishte mjaftë dramatike, pasi u desh të zhvillohen edhe pesë minuta vazhdime, për t’u përcaktuar më pas fituesi.
Në fakt, në çerekun e parë forcat në terren ishin thuajse të barabarta dhe kjo periudhë e lojës përfundoi me rezultat 27:31 për kuq e zinjtë nga Tirana.
Forcat në parket ishin të barabarta edhe në çerekun e dytë, i cili përfundoi në favor të Shqipërisë, 19:21, respektivisht me rezultat të përgjithshëm 46:52.
Ndërsa, në çerekun e tretë kosovarët dominuan lehtë dhe këtë periudhë të lojës e përmbyllën në favor të tyre, 20:19, përkatësisht me rezultat të përgjithshëm 66:71.
Në periudhën e fundit të ndeshjes shikuesit ishin nën ethe, pasi skuadrat krijuan dramë në parket. Një sekondë pa përfunduar takimi, Kosova e barazoi rezultatin në 86:86. Me këtë rast u desh të zhvillohen pesë minuta vazhdime, në të cilat shpërthyen kosovarët, duke triumfuar me rezultat të ngushtë 101:94.
Në këtë takim, për kombëtaren shqiptare luajti edhe basketbollisti i njohur Ermal Kuqo, i cili deri më tani e ka përfaqësuar Turqinë.
Të shtunën prej orës 20:00 do të zhvillohet ndeshja e fundit e këtij turneu ndërmjet Kombëtares së Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.
Sejdiu priti përfaqësueset
Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu të premten i ka pritur përfaqësueset e shteteve pjesëmarrëse të turneut miqësor të basketbollit që po mbahet në Prishtinë, respektivisht reprezentacionin e Emirateve të Bashkuara Arabe, atë të Shqipërisë dhe Kosovës.
Presidenti Sejdiu theksoi se institucionet shtetërore janë të përkushtuara që t’u mundësohet sa më shpejt sportistëve kosovarë të marrin pjesë në gara ndërkombëtare.
“Më vjen mirë që gjatë këtij turneu ju do të keni rastin që të tregoni talentin dhe artin e lojës së basketbollit”, ka thënë Sejdiu.
Presidenti Sejdiu e vlerësoi lart pjesëmarrjen e basketbollistëve të Emirateve të Bashkuara Arabe në këtë turne dhe i falënderoi ata për faktin që shteti i tyre është një nga vendet e para të Konferencës Islamike që e ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës.