Kinema në Ibër
Disa të rinj nga Mitrovica, pjesë e organizatës “7arte”, sjellin në Mitrovicë, aktivitete të ndryshme kulturore. Pas suksesit nga viti i kaluar e nisur me idenë e krijimit të një aktiviteti veror “Kinema e hapur n’Iber”, këtë vit sjellin edicionin e dytë të kësaj kinemaje.
“Ideja ka qenë e kahershme për një kinema të tillë, mirëpo Qendra e Kulturës në Mitrovicë dhe zona ku do shfaqen filmat, për vite me radhë ka qenë nën përkujdesje te KFOR-it francez. Ky aktivitet është i një lloji të veçantë dhe synon të shndërrojë këtë zonë, në një hapësirë më atraktive. Vitin e kaluar zona është liruar nga forcat ushtarake të KFOR-it dhe patëm mundësi, e organizuam shfaqjen e filmave dhe ka pasur sukses. Këtë vit është edicioni i dytë, ku jemi duke synuar të bëjmë të njëjtën gjë, për arsyen e vetme që ajo zënë të jetë më atraktive dhe jo të ketë kuptimin e zonës së nxehtë apo të konfliktit”, tha Lulzim Hoti, drejtues i “7arte”
Në praktikën e deritanishme, në kuadër të këtij aktiviteti veror, 7arte promovon dhe prezanton punën e një krijuesi/filmbërësi vendor, si dhe u jep mundësi bendeve muzikore të performojnë me veprat e tyre.
Përgjatë katër netëve do të ketë filma artistikë të ndryshëm. Gjatë tri netëve do të shfaqen rreth 20 filma të shkurtër nga regjisor vendor dhe nga Evropa, ndërsa hapësira ku është zgjedhur të shfaqen filmat është në afërsi të lumit Iber apo në afërsi të urës, zona e njohur si “Key”.
Jo e rastësishme është hapësira e cila është zgjedhur për shfaqjen e filmave, sipas Hotit, kjo zonë është lënë në harresë, pavarësisht vlerës dhe pse mos të shfrytëzohet për kulturë “Ideja dhe përzgjedhja e kësaj hapësire nuk ka të bëjë asgjë me politikë por ka të bëjë me nevojën që qyteti ka, të relaksohet nga pjesa politike dhe thjeshtë të shfrytëzohen hapësirat publike që janë të dedikuara për qytetarët“, tha Hoti
Sipas Hotit ky vit nuk do të ketë ndryshime nga viti i kaluar, sa i përket këtij aktiviteti, derisa ai shprehet se vitin e ardhshëm do të ketë një bashkëpunim me një festival në Kanada.
“Do të jemi në bashkëpunim me Kanadanë dhe do t’i sjellim filmat e një festivali të këtij vendi, do të kemi një partneritet të drejtpërdrejtë me atë festival në mënyrë që të forcojmë këtë aktivitet edhe më shumë”, u shpreh Hoti.
“Kinema e hapur n’Ibër” ka gjetur mbështetje financiare dhe teknike nga DKRS e Kuvendit Komunal të Mitrovicës si dhe Qendra e Kulturës, ndërsa implementimin e aktivitetit e bënë asocacioni 7arte dhe partnerët si NISI MASA dhe ImageinAir.