Presidenti gjeorgjian "fiton zgjedhjet"
Presidenti gjeorgjian, Mikail Sakashvili, duket se ka fituar shumicen e votave, megjithese ende nuk dihet nese numri i tyre do te jete i mjaftueshem per te evituar nje raund te dyte ne keto zgjedhjet. Sondazhet (exit poll) e bera publike menjehere pas mbylljes se kutive te votimit, tregojne se Sakashvili ka fituar mbi 50 per qind te votave, dhe nese kjo konfirmohet nga rezultatet perfundimtare, do t'i jepnin atij nje mandat te dyte presidencial. Keto zgjedhje konsiderohen si nje test per demokracine e brishte te ish-Republikes Sovjetike. Por kandidati i opozites, Levan Gachechiladze, ka akuzuar autoritetet gjeorgjiane se jane perpjekur te vjedhin votat, dhe sipas analisteve, pavaresisht mohimeve te "Tbilisit" zyrtar, pritet qe debatet te vazhdojne ne ditet ne vijim. E vetmja gje qe duhet te konfirmohet tani, eshte nese Sakashvili ka fituar vota te mjaftueshme per t'u rizgjedhur ne postin e presidentit, pa qene nevoja e nje raundi te dyte, dhe nese opozita do te pranoje rezultatin. Keshtu, sondazhet (exit poll) i japin Sakashvilit 53.5 per qind, ndersa Gachechiladzes 23 per qind te votave. Megjithate, analistet bejne thirrje per kujdes, pasi me shume se 20 per qind e te intervistuarve refuzuan te thone se per ke kane votuar. Nje zedhenes i opozites i ka pershkruar rezultatet e ketyre sondazheve "nje genjeshter te madhe". Mikail Sakashvili thirri zgjedhjet presidenciale pas protestave te medha te opozites ne muajin nentor, ne perpjekje per te vertetuar kredencialet e tij demokratike si nje lider properendimor. Bashke me zgjedhjen e presidentit, gjeorgjianet votuan nese duhen mbajtur zgjedhjet parlamentare ne muajt e ardhshem dhe nese vendi duhet te anetaresohet ne NATO. Qindra vezhgues te huaj kane monitoruar procesin e votimit. Mikail Sakashvili erdhi ne pushtet pas revolucionit te portokallinjte ne vitin 2003. Gjate qendrimit te tij si president, Gjeorgjia ka forcuar lidhjet me NATO-n, si dhe me Bashkimin Evropian, ndersa jane ashpersuar marredheniet me Mosken, gje qe ka ndikuar negativisht ne ekonomine e vendit.