E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mrekullia e Re Gjermane Nga Dr. Jorgji Kote

Me 3 Tetor Gjermania feston 20 vjetorin e ribashkimit te saj. Me rrjedhojat e saj tejet pozitive me rrezatim te papare nderkombetar kjo date shenon edhe fillimin e ribashkimit europian pjese perberese e te cilit fatmiresisht eshte bere tashme dhe Shqiperia. Por ajo qe e ben kete pervjetor historik edhe me te bujshem dhe me te prekshem per miliona njerez per me teper perkundrejt disa spekulimeve dhe dashakeqesive antibashkim eshte rritja e ekonomise gjermane gjate ketij viti ne nivelin 22 per qind. Dhe ajo qe i jep asaj tiparet e verteta te nje Bumi jane mjaft tregues te tjere domethenes te cilet sic do te shohim me poshte premtojne shume per vitet e ardhshme. Dhe ketu behet fjale mbi te gjitha per permbajtjen kushtet veshtiresite dhe rrethanat specifike historike te tyre. Le te jemi me konkrete.
Sfida ekonomike e ribashkimit
Ribashkimi gjerman 20 vjet me pare krahas meritave dhe avantazheve kishte dhe sfidat e papara politike ekonomike dhe sociale. Dallimet lindje - perendim ishin te paimagjinueshme mjafton te permendim se ne 20 vitet e fundit Gjermania ka dedikuar 5 per qind te GDP-se se saj vetem per ribashkimin e Berlinit qe perkthehet ne mbi 200 Miliard Euro. Aq e rende ishte situata ekonomike ne lindje saqe po te shihej thjesht dhe vetem nga aspekti ekonomik sic mendonin disa para 20 vjeteve ribashkimi gjerman nuk justifikohej madje duhej shtyre Cka do te ishte vazhdim i shtypjes shkeljes dhe neperkembjes te te drejtave te njeriut kostoja e te cilave ishte e pallogaritshme. Jo vetem per Ish-RDGJ-ne por per gjithe ish-lindjen komuniste. Ndersa per Shqiperine keto pasoja do te ishin edhe me fatale. Vec kesaj ndryshe nga vendet e tjera te Europes qe ne fillimin e viteve 90 iu nenshtruan reformave te thelle ekonomike dhe financiare ribashkimi detyroi politiken gjermane te asaj kohe ti shtynte ato cka natyrisht ishte me pasoja te cilat u ndjene me vone. U ulen ritmet e rritjes ekonomike ra aftesia konkurruese e produkteve gjermane dhe mbi te gjitha papunesia po behej mbizoteruese. Niveli i saj kaloi mbi 4 Milion me 1998 duke e detyruar Kohlin Kancelarin legjendar te ribashkimit te terhiqej pas 16 vite drejtimi ndersa ne vitin 2005 papunesia gjermane kapi shifren rekord prej 5 Milion vete. Kjo detyroi ish-Kancelarin e atehershem Social - Demokrat Gerhard Schroeder qe per realizimin e Axhendes se tij 2010 te shpallte zgjedhjet e parakohshme te cilat i fitoi koalicioni i djathte i Angela Merkelit edhe pse me nje diference fare te vogel. Ketu filloi kthesa e madhe historike. Te dy partite e medha bashkohen per here te dyte ne historine e atij vendi ne te ashtuquajturin koalicion te madh per 4 vjet rresht. Fale konsensusit mbipartiak mirekuptimit dhe bashkepunimit shembullor dhe natyrisht aftesive te medha drejtuese te Merkelit filloi permiresimi i madh.
Tsunami Financiar
Pikerisht ne kete moment pikiate ekonomike erdhi kriza e rende financiare e cila perfshiu edhe Gjermanine duke krijuar nje situate kaotike dhe te zymte. Per here te dyte ne historine e saj pa paslufte Gjermania u vu para proves se zjarrit. Prove qe do te ishte me pasoja per gjithe Europen dhe boten per shkak te fuqise se jashtezakonshme eksportuese gjermane. Por serish ashtu si ne fillim te viteve 1950 gjermanet nxoren nga arsenali i tyre dhe vune ne veprim ate qe ne fakt perben sekretin e kesaj mrekullie te dyte konsensusin mirekuptimin dhe bashkepunimin e politikes biznesit dhe sindikatave gjermane te gjithe e kuptuan se pavaresisht dallimeve partiake dhe doktrinore mbi te gjitha duhej shpetuar dhe gjalleruar ekonomia. Ndryshe do te kishte vetem humbes dhe kesisoj do te kishte municion me te mire per skeptiket e ribashkimit gjerman dhe prirjet europianizuese.
Superstar ekonomik
Dhe rezultatet nuk munguan. Pasi mori vehten ekonomia gjermane filloi te ecte drejt rritjes se qendrueshme duke kapercyer mbi minusin tashme ajo po shkon drejt shifres 2 2 per qind niveli me i larte i rritjes ekonomike gjate 20 viteve te fundit duke lene pas edhe ekonomine amerikane me 16 per qind. Ky tregues sintetik nuk eshte i vetem dhe as i rastesishem ai shoqerohet nga nje sere treguesish dhe arritjesh te tjera qe i japin atij edhe kuptim social duke ia shtuar me tej vlerat. Mrekullia gjermane kete radhe e ka emrin punesim pothuajse i plote. Pritet qe keto dite niveli i papunesise te bjere ne nivelin 3 Milione aq sa ishte me 1992 ndersa vitin e ardhshem do te vijoje prirjen e renies nen 3 Milion. Plot 4065 Milion gjermane jane te punesuar niveli me i larte pas ribashkimit. Dhe ketu behet fjale per punesim aktiv e te qendrueshem dhe jo koniunkturor apo te rastesishem. Kerkesat per vende pune jane plotesuar dhe nevojat nga firmat jane rritur kjo ka shume rendesi pasi Gjermania ka 1300 firma lidere ne tregjet nderkombetare. Ndersa novacioni i mrekullise se punesimit e ka emrin Kurzarbeitpune me orare te shkurtuara fale te ciles shpetuan 1 Milion vende pune Aq novator dhe i rendesishem ishte ky koncept sa edhe vete SHBA-ja e futi ate ne zhargonin e saj ekonomik pa e perkthyer ne anglisht ashtu si dhe termin kindergarten shume kohe me pare. Shtimi i punesimit eshte shoqeruar me rritjen e pagave mbi 3 per qind cka do te thote shtim i konsumit. Eksportet pika me e ndjeshme dhe krenaria tradicionale gjermane jane rritur me 17 per qind eksporti i automjeteve dhe pjeseve te kembimit me mbi 40 per qind duke patur sukses ne tregjet e se ardhmes si Kine Indi Brazil dhe gjetke.
Mrekulli ne Solidaritet
Nisur nga keto dhe plot tregues te tjere pozitive media dhe analistet amerikane krahas kolegeve te tyre te vendeve te tjera e cilesojne Gjermanine e sotme si superstar apo lokomotive te zhvillimit ekonomik. Nderkohe perspektiva eshte edhe me premtuese. Sipas institucioneve me te besueshme te pavarura gjermane dhe nderkombetare pritet qe ne 10 - 15 vitet e ardhshme Gjermania te kete nje Superbum ekonomik. Mbi te gjitha duhet vene ne dukje se Gjermania e kaperceu krizen e rende dhe krijoi kete mrekulli te re pa prekur kurrsesi linjat e politikes se saj te solidaritetit dhe ndihmes per vendet e tjera dhe si kontributore e madhe e organizatave nderkombetare. Duket se skeptiket dhe kundershtaret e ribashkimit gjerman dhe Europian e harrojne kete komponent madhor te politikes se jashtme Gjermane. Ajo eshte kontributori me i madh i BE-se me 24 per qind te fondeve te saj e treta ne bote per fondet e OKB-ne me rreth 10 per qind pa permendur kontributet e saj per NATON dhe shume organizata te tjera. Nje Miliard Euro llogariten financimet e saj per projekte jetike per Shqiperine duke e kthyer keshtu ne realitet vibrues misionin e pamundur te mikut te madh te shqiptareve F. J. Straus ne mesin e viteve 80. Jane keto fakte dhe te dhena domethenese qe u japin treguesve te siperpermendur vlerat e nje mrekullie te re ekonomike gjermane ne vigjilje te 20 vjetorit te ribashkimit gjerman. Ndaj mesa duket dhe skeptiket e ribashkimit dhe te europianizimit kane heshtur dhe nuk po pipetijne. Ndersa adhuruesit aleatet dhe miqte e shumte te Gjermanise perfshire dhe shqiptaret kudo qe jane ne festen e madhe mbareeuropiane te ribashkimit kemi te drejte te gezohemi per keto arritje madhore dhe perspektivat qe ato celin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›