E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mrika e Prenk Jakovës, duartrokitet në Moskë

Orkestra e Harqeve e RTSH zhvilloi para disa ditësh një koncert në Katedralen Angleze të Moskës
Orkestra e Harqeve e RTSH në drejtimin e baketës të dirigjentit Oleg Arapi, luajti para disa ditësh me shumë sukses koncert në Katedralen Angleze, afër Konservatorit Çajkovski të Moskës. Koncerti ishte i ndërtuar me vepra nga kompozitorë shqiptarë e të huaj, dhe ëpr publikun u përcoll një repertor i pasur me pjesë nga veprat ëktyreautorëve. Për publikun u luajtën suita e operës Mrika e kompozitorit Prenk Jakova, Hajg Zaharian - Andante për orkestër harqesh, Bach -

koncerti në re minor për piano interpretuar nga Edlira Braka, Xhordano - Caro mio ben, interpretuar nga tenori Kastriot Tusha, Falvo - Dicitrncello vuie, interpretuar nga tenori Kastriot Tusha, Arbëreshe, interpretuar po nga tenori Kastriot Tusha, i cili në këtë koncert interpretoi dhe shumë pjesë të tjera, Maschani -Intrmezzo nga opera Kavaleria Rusticana, Habanera nga opera Karmen, e cila u interpretuar nga Anna Viktorova si dhe shumë pjesë të tjera, të cilat përcollën emocion tek publiku në Katedralen Angeleze afër Konservatorit Çajkovski të Moskës.                                                                             Mes emrave të njohur të artit shqiptar dhe atij rus, në këtë koncert mori pjesë dhe nxënësja e Liceut Artistik Jordan Misja të Tiranës, pianistja e talentuar Edlira Braka, si dhe disa prej solistëve të Teatrit Bolshoi  të Moskës. Mes tyre përmendim  mezosoprano Anna Viktorova, si dhe tenori Sergej Spiridonov. Në koncert merrnin pjesë muzikantë profesionistë, artdashës, studentë shqiptarë, që studiojnë në Moskë, përfaqësues të Ministrisë të Jashtme të Rusisë dhe përfaqësues të Ambasadës Shqiptare në Moskë. Të pranishmit duartrokiten gjatë gjithë koncertit interpretimin e artistëve tanë. Në mbarim të koncertit, të pranishmit  u shprehën me superlativa për krijimtarinë e kompozitoreve shqiptarë si dhe me mënyrën e interpretimit të solistëve dhe instrumentistëve tanë, në dirigjimin e dirigjentit Oleg Arapi, njëkohësisht Drejtor Artistik i Orkestrës Simfonike të RTSH-së.                                                                                Ky koncert, i cili u zhvillua në datën 26 mars është i pari i një orkestre shqiptare në Moskë, që prej vitit 1955. Realizimi me sukses i koncertit bëri që dirigjentit Oleg Arapi ti ofrohej një ftesë për të marrë pjesë vitin e ardhshëm, së bashku me këtë formacion orkestral në një festival ndërkombëtar. Me këtë koncert ky formacion i bëri një jehonë krijimtarisë së kompozitorëve dhe interpretove shqiptarë, për të cilën në të ardhmen do të punohet më shumë. Ndërkohë që vetëm para disa ditësh violinistja ruse Elena Korzhenevich erdhi në Tiranë e ftuar në sezonin koncertor të kësaj orkestre. Tingujt muzikor interpretuar nga violinistja ruse sollën një perfomancë të veçantë në skenën e arteve. Pjesë e koncertit ishte uvertura fantazi nga Romeo dhe Zhuljeta si dhe romanca nr.2 në Fa maxhor nga Bethoveni. Ndërkohë që duartrokitjet që violinistja ruse mori në Tiranë, artistëve shqiptarë ajo ia riktheu në Moskë.

*******************
Programi i koncertit
- Gjon Simoni - Suita e operës Mrika të kompozitorit Prenk Jakova,
- Hajg Zaharian - Andante për orkestër harqesh,
- Bach - Koncerti në re minor për piano interpretuar nga Edlira Braka,
- Xhordano - Caro mio ben - Interpretuar nga tenori Kastriot Tusha
- Falvo - Dicitrncello vuie - Interpretuar nga tenori Kastriot Tusha
- Arbëreshe - Interpretuar nga tenori Kastriot Tusha
- Maschani - Intrmezzo nga opera Kavaleria Rusticana
- Bizzet - Habanera nga opera Karmen interpretuar nga Anna Viktorova
 - Puccini Nesun dorma nga opera Turandot. Interpretuar nga tenori Sergei Soiridonov
- Britten - Sempell Symphoni.

Last Updated on Tuesday, 31 March 2009 23:39

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›