Sportelet e kufizuara, radhë të gjata pranë zyrave postare në kryeqytet

Qytetarët presin me orë tëra për të paguar tarifën e telefonit fiks
Në mjediset e zyrave postare në kryeqytet, qytetarët presin me orë të tëra për të paguar faturat e telefonin apo të për kryer detyrime të tjera ligjore ndaj shtetit. Pranë sporteleve të këtyre zyrave, grumbullohen çdo ditë me dhjetëra të rinj dhe të moshuar, duke krijuar një kaos dhe stres në shërbimin postarë në kryeqytet. Ky fenomen nuk është konstatuar vetëm kohët e fundit, por prej disa vitesh, zyrat postare kanë qenë një makth për qytetarët, për sa i përket shërbimit që ofrohet. Shkak për këtë fenomen është bërë, jo vetëm numri i madh i të interesuarve për të paguar faturat mujore të telefonit, por edhe numri i madh i funksione që kryejnë këto zyra. Zyrat postare të kryeqytetit, kryejnë një numër të madh funksionesh në shërbim të komunitetit, si pagesa e faturave të telefonave fiks, postimi i dokumenteve për legalizim jashtë shtetit, pagesa të taksave të ndryshme kundrejt shtetit, blerje të kartave telefonike për kabinat publike etj. Ndërkaq, funksionet e shumta dhe sportelet e kufizuara, kanë bërë që qytetarët, për të kryer detyrimet e tyre kundrejt shtetit, të presin në radhë pranë sporteleve të filialeve të postës që në orët ë para të mëngjesit deri në kohë kur mbyllen këto zyra. Probleme për shkak të fluksit të madh të njerëzve, ka pasur në Zyrën Postare Nr. 5, 1, 4, e sidomos pranë Zyrës postare Nr.2, ku mjediset e brendshme të këtyre zyrave ishte e pamundur hyrja brenda nga dendësia e padepërtueshme e njerëzve. Kam ardhur sot për të paguar faturën e telefonit. Por siç e shikon, jo vetëm që është e pamundur pagesa për disa orë, por as nuk mund të afrohesh pranë sportelit të arkëtimit të faturave të telefonit, pasi ka shumë njerëz. Në këtë filial postarë kryhen shumë funksione dhe për pagesën e telefonit janë vetëm 2 sportele, numër ky shumë i vogël për të përballuar fluksin e qytetarëve që duhet të shlyejnë detyrimet. Kështu, mua një ditë në muaj ku ta braktis punën time vetëm për të paguar telefonin, për ndryshe këta të Albtelekomit, na kanë vendosur sanksione, deri në ndërprerje të sinjalit. Jo vetëm që janë pakënaqur për shërbimin që na ofrohet, por ne u stresuam fare duke pritur disa orë këtu, u shpreh e shqetësuar për gazetën SOT, Eva Sula, banore në lagjen Ali Dem. Ndërkaq, kategoria që e vuan më shumë në pritje për të paguar tarifën e telefonit apo interesave të tjera sociale, janë pensionistët, të cilët e kanë të pamundur për të qëndruar në këmbë për disa orë rresht. Të moshuarit, si shtresa më korrekte ndaj detyrimeve ligjore dhe e pambrojtur në shoqëri, përballen një herë në muaji me këtë lloj shërbimi postar. Në disa ambiente të brendshme të zyrave postare në kryeqytet, mungojnë edhe stolat, ku mund të ulen të moshuarit, kështu edhe ato zyra të cilat janë pajisur me stola për qytetarët që presin, vendet janë shumë të kufizuara në krahasim me fluksin që pret. Kushtet përkeqësohen më tej, me rritjen e temperaturave, sepse këto ambiente janë të mbyllura. Kështu, vitet e kaluara, nuk kanë munguar rastet kur qytetarëve u ka rënë të fikët duke pritur në radhë. Ka 2 orë që pres në radhë për të paguar telefonin. Këtu, brenda Zyrës Postare Nr. 5, janë vendosur vetëm 4 karrige për tu ulur ato që presin, ndërsa në këmbë janë mbi 50 persona. Natyrisht, që e kam të pamundur që të qëndroj edhe disa orë të tjera kështu në këmbë, por edhe po të vij sërish nesër, e njëjta situatë do të jetë, pohoi Hyseni, 75 vjeç. Megjithatë, përpalljes me vonesën nga radhët e gjata nuk i janë nënshtruar vetëm qytetarët, të cilët janë interesuar për të paguar telefonin, por edhe kategori të tjera, si futje të dokumenteve për legalizim nga emigrantët jashtë shtetit, tërheqje e pensioneve nga pensionistët etj.
Sportelet e ndryshme dhe fluksi i qytetarëve, shkak për vonesa
Siç u konstatua, shkak për kaosin e radhëve të gjata pranë zyrave postare në kryeqytet, përveçse numrit të vogël të sporteleve dhe funksionimi i ngadaltë i tyre, janë sportelet që shërbejnë ngjitur njëri-tjetrit, ndërkohë që kryejnë funksione të ndryshme. Kështu, fluksi i qytetarëve pranë sportelit ku bëhet arkëtimi i pagesës së telefonit, pengon funksionimin normal edhe të sporteleve të tjera ngjitur, të cilat kryejnë shërbime të tjera. Ndërkaq, shumë qytetarë ankohen se për shkak të vonesave të gjata në shlyerjen e detyrimeve të tyre, jo pak herë kanë humbur ditën e punës në vendet ku ata punojnë.