E Diel, 1 Nëntor 2026

Mu mbushën sytë me lot dhe ika nga salloni duke shfryrë

Sot, teksa vizitoja disa të afërm, doli sërish tema tek punësimi. Si pa të keq, zonja e shtëpisë tha: "...Po ju jeni dhe të djathtë (militant donte të thoshte, por se tha), e si të tillë duhej të ishe në punë prej kohësh, dhe në administratë!". Habia e saj më bëri të mendoj nëse unë vërtet jam apo jo i tillë.

Mendova disa sekonda, psherëtiva pak me vete, teksa të gjithë prisnin përgjigjen time. Pa u menduar "rëndshëm" - (kështu thoshte gjyshi im)- iu përgjigja: “Po unë nuk jam as servil, as femër, as fëmijë i ndonjë të njofturi...”.

Më panë pak shtrembër, mendoj për punë të atij kategorizimit “femër”. Debati vijoi. Nisa të numëroj kolegët e mi se ku janë të punësuar. Pse të jem më i akuzuari i shoqërisë? - mendova.

Nuk jam xheloz, ndofta edhe për mua do ketë një të ardhme, ama të ardhme në këtë vend? Vështirë!... M’u mbushën sytë me lot, ika nga salloni duke shfryrë...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›