E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hapi hotel për pula, biznesi po i lulëzon

Pas hoteleve tashmë të zakonta, për kafshët shtëpiake, ishte vetëm çështje kohe kur dikush do të kërkonte ta zgjeronte ofertën edhe për kafshët e tjera.

David Roberts filloi biznesin me hotelet për pula dhe thotë se punë po i ecën mbarë. Kafshët i ruan në fermën e tij afër Helstonit, ndërsa kërkesa për shërbimet e tij sa po vjen e rritet.

“Në fillim kur nisëm me këtë punë, të gjithë mendonin se po mahiteshim. Por tash kemi gjithnjë e më shumë rezervime, sidomos gjatë festave të fundvitit. Shpresojmë se edhe Pashkët do të jenë të suksesshme, si edhe Krishtlindjet”, thotë pronari i hotelit në të cilin pronarët i lënë kafshët kur shkojnë në pushime. Afër pronës së tij gjendet edhe një hotel luksoz për mace.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›