E Diel, 1 Nëntor 2026

Muaji mars me 49% më shumë vizitorë në Butrint

TIRANË, 16 prill/ATSH/ Parku Kombëtar i Butrintit është ndër sitet e trashëgimisë kulturore, më të vizituara në vend. Ai tërheq vizitorë vendas e të huaj në 365 ditë të vitit, duke shënuar vazhdimisht rritje në stastistika.

Sipas shifrave të bëra publike nga Parku Kombëtar i Butrintit, gjatë muajit mars, u regjistruan 49% vizitorë më shumë se në marsin e vitit të kaluar. Shtimi i fluksit të vizitorëve reflektohet në shifra pozitive edhe sa i takon të ardhurave nga shitja e biletave, duke shënuar 42% më shumë të ardhura nga marsi i vitit 2025.

Data 1 prill shënoi hapjen zyrtare të sezonit në Parkun Kombëtar Butrint, edhe pse ky sit mirëpret vizitorë vazhdimisht. Por, me ardhjen e pranverës, Butrinti hyn në një ritëm të ri vizitash, shëtitjesh dhe zbulimesh mes historisë dhe natyrës. Prej 1 prillit e deri më 31 tetor, parku hapet në 08:30 të mëngjesit, vizitorët mund të hyjnë deri në orën 18:00 dhe në orën 20:00 parku mbyllet.

1 nga 2

/a.f/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›