E Shtunë, 31 Tetor 2026

Historia e ndertesave Edi Hila e sjell ne pikture

Ndërtesat urbane dhe historia e tyre flasin më shumë nga c’mund të mendojmë. Një godinë bashkie e cila nuk është më, një arkitekturë që do të prishet, apo një sallë institucioni, për piktorin Edi Hila nuk kanë lidhje me politikën, por me  sjelljen e shoqërisë ndaj tyre. Ekspozita personale në pikturë e Edi Hilës flet pikërisht për këto emocione të piktorit.

“Pikënisja filloi vite përpara kur në Tiranë u prish bashkia e Tiranës në atë kohë dhe të paktën për mua po dhe miqtë e mi në atë rreth që diskutonim ishin një shembull arkitekture për së mbari. Në  përgjithësi po kthehet në fenomen prishja e urbanistikës së qyteteve tona dhe mundësisht e shembujve të arkitekturës së vërtetë ose tradicional”, tha piktori Edi Hila.

Ekspozita e ndarë në dy pjesë, ajo sjell edhe  periferinë, të cilën artisti e cilëson plot mister. “Periferia ka brenda shumë mister, shumë situata të cilët dhe në aspektin njerëezor, janë dhe të bukura dhe dramatike, por unë nuk merrem me këtë pjesë. Unë mundohem të transmetojë poetikën e periferisë, që sipas meje ka shumë poetikë brenda”, u shpreh ai. Ekspozita e Hilës mban titullin “Viti 2011” dhe do të qëndrojë e hapur për publikun deri më 16 prill.

Aurela Papadhima

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›