E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbulohen vampirët 800-vjeçarë

Arkeologët në Bullgari kanë zbuluar dy skelete nga mesjeta, të cilët kishin të ngulur në kraharor shkopinj metalikë, një praktikë që përdorej për të mos i lejuar ata të bëheshin të pavdekshëm. Kjo ishte prova e fundit e zbuluar, që vërtetonte se sa seriozisht i merrte çështjet e vampirëve Perëndimi dhe Europa Qendrore në atë kohë. Dy skeletet besohet se janë rreth 800- vjeçarë dhe u zbuluan gjatë kërkimeve arkeologjike afër një manastiri në qytetin bullgar buzë Detit të Zi, Sozopol. Drejtori i Muzeut Historik bullgar, Bozhidar Dimitrov, tha se Njerëzit që mendohej se ishin të ligj sa ishin gjallë, besohej se do të ktheheshin në vampirë kur vdisnin, e të torturonin të gjallët. Sipas Dimitrov, vampirët shpesh ishin aristokratë dhe klerikë dhe nuk kishte asnjë grua mes tyre. Një femër vampire është zbuluar vetëm në Venecia, Itali.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›