Mubarak dënohet me burgim të përjetshëm

Mijëra protestues janë mbledhur në Sheshin Tahrir në pritje të vendimit të Gjykatës së Lartë të Egjipit dhe tani po festojnë dënimin e përjetshëm të ish-Presidentit të tyre për më shumë se 30 vjet.
Në këtë mënyrë janë provuar akuzat se Mubarak, sikundër edhe ish-ministri i Brendshëm, Habib al-Adly, dhe katër ndihmës të tyre kanë urdhëruar policinë të qëllojë mbi protestuesit.
Përveç kësaj, Mubarak përballet edhe me akuzën e abuzimit me pushtetin së bashku me djemtë e tij Alaa dhe Gamal.
Hysni Mubarak shërbeu si President i Egjiptit nga viti 1981 deri në vitin 2011, kur u rrëzua nga pushteti pas protestave masive. Përgjatë gjithë presidencës së tij, ai e kontrolloi vendin duke lënë në fuqi ligjin e gjendjes së jashtëzakonshme.
/Start/F. Prroni/
2012-06-02 10:26