Inaugurohet rindërtimi i tunelit të Ujit të Ftohtë

Në fjalën e tij, Kryeministri Berisha shprehu kënaqësinë që ndante me qytetarët vlonjatë gëzimin e inaugurimit të këtij tuneli, i cili tashmë ka marrë pamjen dhe funksionin dinjitoz të një infrastrukture moderne.
“I ndërtuar më shumë se 70 vjet më parë, tuneli i Ujit të Ftohtë kishte mbetur në skeletin e tij natyror, dhe sot ai vjen i veshur bukur, vjen si një tunel i denjë për çdo qytet modern, i denjë për Vlorën”, tha Berisha duke shtuar se “tuneli ka gjerësi prej 11 metrash, lartësi prej 4.5 metrash dhe rindërtimi i tij ka kushtuar 100 milionë lekë”.
Kryeministri më tej tha se në Vlorë ka përfunduar impianti i përpunimit të ujërave të zeza dhe rikujtoi se ka përfunduar projekti i ndërtimit të by-passit të qytetit i cili do të zgjidhte një nga problemet më të mëdha të trafikut në qytet./Start/
2012-06-02 09:44