E Diel, 1 Nëntor 2026

Mubarak fiton peticionin për lirinë

Ish-presidenti egjiptian, Hosni Mubarak, do të mbetet në burg edhe pse fitoi një peticion ku kërkonte lirimin e tij në pritje të gjykimit, sipas mediave shtetërore egjiptiane.

Një gjykatë apeli e mbështeti të hënën kërkesën e Mubarakut, duke i dhënë atij teorikisht lirinë në çështjen që përfshin vrasjen e protestuesve jo të dhunshëm gjatë revoltës së vitit 2011, që e rrëzoi atë nga pushteti. Por, gjykata vendosi gjithashtu se në lidhje me akuzat për rastet e reja të korrupsionit që janë ngritur kudër tij, ai duhet të qëndrojë pas hekurave.

Media shtetërore konfirmoi urdhrat e gjykatës dje në mbrëmje, pas raporteve konfliktuese ku thuhej se Mubarak ishte i lirë. Rigjykimi i Mubarak duhej të niste të shtunën, por u shty pasi gjyqtari e braktisi këtë çështje, duke e lënë gjykatën pa drejtues./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›