ICO mbështet aksionin e Qeverisë në veri

Mbikëqyrësi i pavarësisë së vendit, Zyra Civile Ndërkombëtare, nëpërmjet zëdhënësit, Andy Mecguffy, ka deklaruar se si çdo vend sovran, Qeveria ka të drejtë të ndërmarrë hapa për të siguruar administrim adekuat, përfshirë këtu kontrollin e kufirit dhe të doganave.
ICO ka deklaruar se inkurajon Qeverinë, që përpjekjet e veta për të vendosur kontroll në tërë territorin e saj, t`i përcjellë me përpjekje për t`i siguruar dhe mbështetur qytetarët e saj në veri të vendit.