Harrojnë vajzën 3-vjeçare
Një çift italian janë hutuar aq shumë me një piknik që kanë organizuar me miqtë e tyre në periferi të Romës, sa kanë harruar vajzën e tyre 3-vjeçare. Dy bashkëshortët kishin kaluar gjithë ditën jashtë Romës dhe më pas ishin kthyer. Por, gjatë rrugës ata vunë re se kishin harruar vajzën e tyre të vogël. Pas kësaj, ata janë kthyer prapa. Për fatin e mirë, vajza është gjetur nga ana e karabinierëve. Ndërkohë, ndaj dy prindërve mund të hapet një process gjyqësor për braktisje të fëmijëve.