E Diel, 1 Nëntor 2026

Mubarak tallet me popullin - Presidenti egjiptian refuzon te jape doreheqjen

Te gjitha parashikimet dhe te gjitha shpresat rezultuan te gabuara. Perseri Mubarak mbetet kokeforte. Ai tallet me popullin e tij. Nuk pranon te jape doreheqjen. Megjithese zerat per doreheqje duket se vinin direkt nga ushtria egjiptiane dhe aparati i pushtetit. Se kush ishte synimi nuk dihet.

Edhe vete CIA e konsideronte te mundshme doreheqjen e Mubarakut. Masat e domonstruesve ne rruget e Kairos dhe qytete te tjera egjiptiane shpresuan me kot. Zemerimi i tyre eshte i madh dhe i kuptueshem. Ky president luan nje loje te piste ne kurriz te popullit te tij.

Mubarak mbetet ne pushtet por i kalon kompetencat e postit zevendespresidentit Omar Suleiman. Ai premton reforma. E vlereson veten si patriot dhe garant per stabilitetin. Kjo eshte e gjitha nje tallje e vertete dhe tejet cinike. Populli egjiptian nuk e duron me padrejtesine sociale dhe shtypjen politike. Njerezit kerkojne liri dhe demokraci dhe per kete meritojne cdo lloj mbeshtetjeje edhe nga Evropa.

Kokefortesia e Mubarakut mund te nxise edhe perdorimin e dhunes ne nje pjese te levizjes protestuese me pasoja te paparashikueshme deri ne nje puc te hapur ushtarak. Mubarak i cili per kohe te gjate perkedhelej si garant i stabilitetit po behet vete gjithnje e me shume nje rrezik per sigurine. Per Egjiptin dhe per te gjithe rajonin.

Autor Rainer Sollich

Redaktoi Eliana Xhani

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›