Njeriu nen hijen e Mubarakut - Roli dhe influenca e Omar Suleimanit

Omar Suleiman ditelindja e te cilit jepet here viti 1934 here 1935 ose 1936 ka qene qe ne fillim te viteve nentedhjete ne krye te sherbimit te pergjithshem informativ Moukhabarat. Suleiman i lindur ne zonen rurale te Egjiptit verior ka marre pjese si oficer kembesorie ne te dy luftrat kunder Izraelit ne vitin 1967 dhe 1973.
Funksioni me i rendesishem i shefit elegant te spiuneve ka qene ndermjetesimi jozyrtar ne konfliktin e Lindjes se Mesme midis fraksioneve rivalizuese palestineze si dhe midis Izraelit dhe Palestines. Keshtu per shembull ai ka marre pjese ne pergatitjet e evakuimit te Rripit te Gazes nga Izraeli si dhe ne vendosjen e armepushimit midis Izraelit dhe palestinezeve perkatesisht Hamasit.
Suleiman ben pjese ne rrethin me te ngushte rreth Mubarakut dhe eshte permendur gjithnje si pasardhes i mundshem i presidentit. Ne rastet me te spikatura diplomatike ai eshte shfaqur shpesh ne krah te Mubarakut megjithese nuk e ka marre fjalen asnjehere. Edhe perndjekja pa kompromis e grupimeve ekstremiste si Gamaat Islamija dhe Xhihadi islamik ne vitet nentedhjete kane qene pune e Suleimanit megjithese thuhet se ai nuk eshte perzier ne praktikat e torturave.
Autor Hans Spross / Bahri Cani
Redaktoi Esat Ahmeti