E Shtunë, 31 Tetor 2026

Detaje për Ratko Mlladiç

A e mbani mend emrin e gjykatësit gjerman Christoph Flugge i cili ka deklaruar se "genocid është vetëm holokausti"?
 

Pikërisht ky gjykatës është zgjedhur që të gjykojë në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës Ratko Mlladiç në procesin e tij, për krime lufte. Bashkë me kryesuesin Christoph Flugge në Trupin gjykues në procesin kundër komandantit të ushtrisë së serbëve të Bosnjës, Ratko Mlladiç, do të jenë edhe gjykatësit Alphons Orie dhe Bakone Justice Moloto. Kështu ka vendosur kryetari i Gjykatës së Hagës, Mehmet Guney.
 

Ndërkohë para dy vitesh, Flugge në një intervistë për gazetën gjermane Spiegel Online International ka dhënë një deklaratë skandaloze duke thënë se se "genocid është vetëm holokausti" dhe kjo shprehje në të gjitha rastet tjera duhet të zëvendësohet. Ndërkohë, gazeta e përditshme "Blic" ka publikuar disa detaje mbi arrestimin e gjeneralit të akuzuar për një sërë krimesh. Sipas të përditshmes beogradase, një unazë me një gur gjysMë të çmuar që Ratko Mlladic mbante në gishtin e majtë ka bindur agjentët që e arrestuan, se ishte pikërisht ai. Gjykata e Hagës për krimet e luftës në ish Jugosllavi ngriti aktpadi kundër Mlladiçit në vitin 1995 për krime dhe akuzohet se kreu dha urdhër gjatë rrethimit 3 vjeçar të Sarajevës si dhe për vrasjen e 8 mijë burrave dhe djemve musimanë të Bosnjes afër qytetit të Srebrenicës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›