E Shtunë, 31 Tetor 2026

Egjipti hap kufirin me Gazën

Autoritetet egjiptiane kanë njoftuar se kalimi kufitar Rafah do të jetë i hapur tetë orë në ditë, me përjashtim të festave dhe të premteve.

Rafah është e vetmja pikë kufitare e Gazës që nuk kalon përmes Izraelit. Egjipti e kishte mbyllur këtë pikë kufitare në vitin 2007, pak kohë pasi lëvizja Hamas e kishte marrë Gazën nën kontroll.

Ish udhëheqësi egjiptian, Hysni Mubarek, e hapte kufirin Rafah vetëm në raste të caktuara. Por, udhëheqësit e rinj të Egjiptit thonë se e kanë hapur përgjithmonë kufirin, në mënyrë që të lehtësohen vështirësitë me të cilat përballen civilët palestinezë. /Start/

                                                                                             2011-05-28 15:38
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›