Mubaraku ne Gjermani - Berlini i hedh poshte spekulime te tilla

A do ti mundesonte presidentit egjiptian Mubarak nje qendrim per nje trajtim te gjate mjeksor ne Gjermani largimin me nder nga skena politike Disa politikane gjermane mendojne se po. Euro-deputeti gjerman Elmar Brok u shpreh ne nje interviste per gazeten Frankfurter Rundschau se qeveria gjermane duhet ti sinjalizoje Mubarakut ne menyre diskrete se ne rast se deshiron mund te vije ne Gjermani. Brok mendon se ne rast se kjo do te ishte nje nga rruget per transformimin paqesor te Egjiptit atehere kjo duhet bere. 82-vjecari Mubarak ka qene se fundi ne mars 2010 per tu operuar ne kliniken universitare te Heidelbergut dhe aktualisht gjendet ne Sharm El Sheik.
Edhe pse ne shume medie thuhet se me spitale te caktuara jane zhvilluar bisedime qe te pranojne si pacient Mubarakun qeveria gjermane i hedh poshte spekulime te tilla. MPJ Guido Westerwelle FDP tha Une nuk jam pjese e spekulimeve te tilla dhe kete mund ta kuptoje gjithkush.
Zedhenesi i qeverise Steffen Seibert shtoi Ne lidhje me kete nuk ka as ndonje kerkese zyrtare dhe as ndonje kerkese jozyrtare ne adrese te qeverise gjermane. Per kete qeveria nuk ka asnje shkak per tu marre ne menyre hipotetike me kete ceshtje.
Bildunterschrift Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti egjiptian Hosni Mubarak 4 mars 2010
Vetem disa politikane gjermane jane shprehur qarte pro pranimit te Mubarakut per trajtim mjeksor ne Gjermani. Nder ta bejne pjese politikani i CDU Ruprecht Polenz kryetar i Komisionit te Jashtem te Bundestagut apo politikani liberal Rainer Stinner. Nga ana tjeter ata e shohin si teper problematik emigrimin e Mubarakut ne Gjermani. Ka vende te tjera qe mund ta pranojne Mubarakun dhe Gjermania nuk ka pse te shtyhet tha Stinner. Pra perkrahesit bejne nje dallim te qarte mes pranimit per nje trajtim mjeksor te zgjeruar dhe pranimit te presidentit Mubarak si emigrant.
Kunder pranimit te mundshem te Mubarakut u shpreh politikani i gjelber Jrgen Trittin. Ai tha se egjiptianet presin prej Gjermanise ndihme per transformimin demokratik dhe jo ndihme per strehimin e nje despoti te permbysur. Kryetarja e partise Ekologjike Claudia Roth kerkoi qe qeveria gjermane te angazhohet per doreheqjen e Mubarakut.
Ne kerkojme qe te merren ne konsiderate sanksionet. Ka nje instrument per sanksione si p.sh. ngrirja e llogarive bankare jashte vendit per Husni Mubarakun dhe familjen e tij.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Presidenti egjiptian Husni Mubarak ne Kliniken Universitare ne Hajdelberg
Aktivistet per te drejtat e njeriut kercenuan se do te ngrene padi ne rast se presidenti Mubarak do te vije ne Gjermani. Sekretari i pergjithshem i Qendres Evropiane per te Drejtat e Njeriut ECCHR Wolfgang Kaleck tha per Frankfurter Rundschau se mendohet se ne kohen e qeverisjes se Mubarakut ne Egjip eshte ushtruar masivisht tortura. Kodi Penal gjerman kerkon qe autoritetet gjermane te fillojne ndjekjen penale ne rast se nje person i dyshuar per te tilla vepra gjendet ne Gjermani.
Autor Nina Werkhuser/ Dr. Pandeli Pani
Redaktoi Aida Cama