E Shtunë, 31 Tetor 2026

Muca Nuk jam shkarkuar nga detyra

Kreu i komunitetit mysliman Selim Muca ka deklaruar se ai nuk eshte shkarkuar nga detyra dhe se ai do te vazhdoje ta mbaje kete detyre.
Ne nje deklarate per shtyp Muca theksoi se do te ndershkoje te gjitha ata te cilet kane perhapur zerat dashakeqese per shkarkimin e tij.

Elemente ne kryesine e komunitetit mysliman me insistim ka ndermarre vendime dashakeqese duke mbajtur pezullur dhe ka paralizuar mbarevajten dhe funskionimin e ketij komuniteti theksoi Muca duke shtuar se diten e sotme keta elemente kane marre vendime ilegale dhe antistatuore dhe ka tejkalaur cdo kopetence morale dhe islame

Muca gjithashtu theksoi se ai eshte ne krye te detyres me mandat ligjor dhe nuk do ta braktis ate per egon e disa elementeve te kryesise se komunitetit mysliman.

Nderkohe diten e sotme kryesia e komunitetit mysliman ne nje konference per shtyp ka bere te ditur vednimin per shkarkimin e Selim Muces nga posti i kryetarit te komunitetit mysliman.

Gjithashtu kryesia e komunitetit mysliman theksoi se shkarkimi eshte bere per veprime antistatutore dhe te jashteligjshme si dhe per sjellje manipuluese. Kryesia e komunitetit mysliman gjithashtu ka theksuar se ka emeruar ne vend te Muces Ilir Vokshin.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›