E Shtunë, 31 Tetor 2026

Muça dhe Josa kandidatët për stolin e Dinamos

Tiranë - Shkelqim Muça dhe Mirel Josa janë dy emrat e lakuar së fundmi nëpër gazetat sportive për të marrë drejtimin e kampionëve të Dinamos. Panorama Sport citon burime pranë presidentit Besnik Sulaj, të cilat thonë se Muça është më i favorizuari për të qenë trajner i Dinamos. Më parë tekniku kryeqytetas ka drejtuar ekipin e Tiranës, madje e ka shpallur tre herë kampione atë. Së fundmi ai ka qenë edhe sekretar i Sport Klub Tiranës.

Sport Ekspres publikon sot emrin e Mirel Josës si më të favorizuarin për të marrë drejtimin e kampionëve. Josa është shkarkuar nga drejtimi i Elbasanit për shkak të rezultate të dobëta, menjëherë pas humbjes me Lushnjen ditën e mërkurë. Edhe tekniku Josa ka një të kaluar me rivalët e Dinamos, Tiranën, pasi ka qenë futbollist dhe trajner i saj. Biles, Josa ka arritur ta shpallë një herë kampione skuadrën e Tiranës si trajner.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›