E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhdukja e 6 vjecaresdebate në Kuvend

TIRANE- Deputeti i PS Asllan Dogjani i ka kërkuar Ministrisë së Brendshme të shtojë hetimiet për gjetjen e vajzës së zhdukur në Kukës, ndërkohë që replica të forta ka psur mes tij dhe ministrit Basha.

Basha deklaroi në seancën plenare në Kuvend se, strukturat e Policisë së Shtetit nuk do të reshtin deri sa të zbardhet çështja për kërkimin e vajzës 6-vjeçare nga Zapodi i Kukësit të zhdukur prej 12 ditësh Bleona Mata. "Kërkimi vazhdon prej 12 ditësh dhe struktura të policisë së shtetit shqiptar kanë përdorur mjete speciale hetimi ndërsa po bashkëpunojnë dhe me institucione të tjera të Maqedonisë dhe Kosovës", deklaroi Basha.

Kreu i Minsitrisë së Brendshme tha, se janë bërë analiza të përditshme të veprimtarisë për gjentjen e 6 vjeçares, ndërsa i kërkoi opozitës mos politizimin e kësaj çështje.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›