E Shtunë, 31 Tetor 2026

Muhabete në Bruksel

Prishtina dhe Brukseli fillojnë sot “dialogun e strukturuar” për sundimin e ligjit. Për këtë qëllim, në Bruksel kanë udhëtuar Hajredin Kuçi, Bajram Rexhepi dhe Vlora Çitaku. Zyrtarë të Komisionit Europian thonë se ky dialog do të ketë në fokus luftën antikorrupsion dhe krimin e organizuar. Por analistët nuk presin shumë as nga ky zhvillim duke theksuar se kundër korrupsionit ka vetëm fjalë.

Zyrtarë të Komisionit Europian dhe të Prishtinës do të nisin një dialog për sundimin e ligjit të mërkurën në Bruksel. Për këtë qëllim në kryeqytetin europian kanë udhëtuar Zëvendëskryeministri Bajram Rexhepi, Ministrja e Integrimeve, Vlora Çitaku dhe Ministri i Brendshëm, Bajram Rexhepi.

Këtë dialog BE’ja e kishte paralajmëruar në raportin e progresit për Kosovën, vitin e kaluar. Në një njoftim të Komisionit Europian, të mërkurën, thuhet se “dialogu është i disenjuar për t’i ndihmuar Kosovës që të adresojë sfidat në fushën e sundimit të ligjit, që është brenga kryesore për Ballkanin Perëndimor si tërësi.

“Në këtë fazë, Komisioni me Kosovën do të fokusohet në gjyqësor, në luftën kundër korrupsionit dhe në luftën kundër krimit të organizuar”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, përveç zyrtarëve kosovarë, në këtë takim pritet të marrë pjesë edhe Komisioneri Stefan Fule , Komisionerja për Çështje të Brendshme të BE’së Cecilia Malmstrom.

Shkrimi e plotë mund ta lexoni në Express...

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›