E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ademi, i mërzitur

Adem Salihaj e pranon humbjen, por shprehet se gara nuk ishte e barabartë. Kandidati i LDK’së thotë se PDK’ja i mashtroi ferizajasit me projekte të ndryshme. E, fituesi i garës, Agim Aliu, thotë se menjëherë pas certifikimit të rezultateve, do ta krijojë qeverinë e re. Sipas tij, AAK’ja dhe AKR’ja janë shprehur të gatshme për bashkëqeverisje.

Ia kishte mësyrë për të dytën herë karriges së të parit të Ferizajt, qytetit ku u lind, por vendasit e tij e lanë duarthatë.

Një ditë pas humbjes së garës për Kryetar komune në Ferizaj, Adem Salihaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës, flet për arsyet e dështimit të tij karshi kandidatit të Partisë së Hashim Thaçit.

Në një bisedë për Express, ai e quan Agim Aliun marionetë të Ilmi Reçicës dhe Shërbimit Informativ të Kosovës. Ndërsa PDK’në e akuzon për manipulim të elektoratit.

“Unë besoj që qytetarët e Ferizajt kanë humbur, pavarësisht se nuk kemi asgjë kundër personalitetit të Agim Aliu, prapa tij qëndrojnë Ilmi Reçica, SHIK’u dhe klane mafioze dhe nuk priten ditë të mira për Ferizajn me këta, por sido që të jetë, zgjedhja ka qenë e tyre”, ka thënë Salihaj të hënën për Express.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›