E Diel, 1 Nëntor 2026

Muharremi nis fushatën e tij me akuza

Kandidati për kryetar të Prizrenit i LDK-së, Hanefi Muharremi ka nis fushatën e tij me akuza drejtuar kundër kandidatit të tij nga PDK-ja, Ramadan Muja.

Ai ka thënë se Muja hap tenderë edhe në këtë kohë të fushatës vetëm për të joshur qytetarët të votojnë për të, ndërsa ka theksuar se disponimi i qytetarëve është që të ndërrohet kjo qeverisje.

Muharremi e konsideron ende të qëndrueshme marrëveshjen me AKR-në edhe pse një pjesë e këtij subjekt politik, sipas gjitha gjasave do t’i bashkohet PDK-së.

Ai fushatën e ka nis me një konferencë për media, duke thënë se LDK-aj bashkë me koalicionin Lidhja për Prizrenin është zotuar që gjatë qeverisjes së ardhshme të respekton ligjin, të jetë transparent dhe të lufton korrupsionin.

Muharremi ka kritikuar pushtetin aktual duke theksuar se nënshkruan marrëveshje për koalicion me disa parti në objektin e komunës që është në kundërshtim me rregullat dhe me ligjin. Sipas tij të gjitha partitë i kanë selitë e veta dhe mund të lidhin koalicionet ku është edhe vendit.

Ai ka theksuar se në këtë kohë të fushatës kryetari Muja, hap tenderë vetëm për joshur qytetarët të votojnë për të. Ai ka premtuar se gjatë qeverisjes së tij, do të ketë transparencë dhe sundim të ligjit.

"Një pushtet i cili nuk i përfill as rregullat as ligjin dhe nuk është transparent. Ju e dini që ne përgatitemi për fushat ata vazhdimisht hapin tenderë, tenderë pa mbulesë, pa rregullat që i kërkon tenderi që të kenë edhe zotimet e mjeteve vetëm se vetëm t’i joshin qytetarët që ata votojnë për partinë demokratike respektivisht për koalicionin që e ka. Ne si parti dhe si koalicion Lidhja për Prizrenin jemi të gatshëm që gjatë mandatit të ardhshëm të respektojmë ligjin të jemi transparent dhe të luftojmë korrupsionin”, ka theksuar Muharremi.

Ai ka dhënë premtime edhe për komunitetet, sidomos boshnjakëve dhe turqve se do t’i kenë të gjitha përparësitë në krahasim me këto dy vjetë që nuk i kanë pas.

Muharremi ka deklaruar se disponimi i qytetarëve është për të ndërruar këtë qeverisje.

“Qytetarët janë të vetëdijshëm dhe disponimi i tyre që kjo qeveri tash të ndërrohet dhe në katër vitet e ardhshme të qeveris Lidhja Demokratike e Kosovës bashkë me Lidhjen për Prizrenin që është në koalicion me partitë që janë me LDK-në”, ka theksuar Muharremi.

Ai ende e konsideron si të qëndrueshme marrëveshje me AKR-në edhe pse një pjesë e këtij subjekti politik pritet t’i bashkohet PDK-së.

Muharremi ka përmendur edhe disa çështje në këtë komunë që nga mbetur të pazgjidhura.

Sipas tij, në rrugën “Tirana” që është mjaft me rëndësi të veçantë në të cilën zhvillohet edhe biznesi i vogël dhe i mesëm dhe qysh në nëntor kanë ngelur punët pa u kryer dhe biznesi nuk po mund të zhvillohet ashtu si duhet.

Ai beson se në zgjedhjet e 31 janarit me siguri do të ketë më shumë vëzhgues ndërkombëtar dhe vendës në mënyrë që të jetë një proces elektoral sa më i mirë.

Pas dy raundeve të zgjedhjeve në këtë komunë nuk ka pas një fitues potencial edhe pse kandidati Muja ka pasur një avantazh të vogël me vota. Për shkak të parregullsive që janë shfaqur gjatë procesit zgjedhor KZAP-i pat udhëzuar për rivotim në komunë e Prizrenit, Lipjanit dhe Gjilanit. /kosovapress/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›