E Diel, 1 Nëntor 2026

Vizat, Berisha: Sa me shpejt plotesimi i kerkesave

Kryeministri Sali Berisha kerkoi permbushjen brenda nje kohe te shkurter te disa kerkesave te mbetura nga udherrefyesi per liberalizimin e vizave.
Ne mbledhjen e Komitetit nderministror, kreu i qeverise tha se keto procedura, kryesisht te karakterit ligjor, duhet te plotesohen brenda muajit shkurt. Ne kete muaj vijne ne Shqiperi edhe grupet e inspektimit nga Brukseli per verifikimin e dy prej blloqeve te udherrefyesit per vizat. Duke iu referuar ligjit antimafia, nje kerkese per heqjen e vizave dhe qe hyn ne fuqi brenda pak diteve, kryeministri Berisha kerkoi bashkepunimin e te gjitha agjencive per zbatimin e ligjit me fuqine e plote te tij. “Me kete ligj, mafia, e cila gjate ketyre viteve eshte fuqizuar ne prona, duhet te humbase do lloj pushteti ekonomik”, tha kryeministri Berisha. Kete ceshtje, kreu i qeverise e preku edhe ne mbledhjen me deputetet demokrate, ku ftoi qytetaret te dorezojne prane institucioneve shteterore cdo dokument qe mund te vertetoje grabitjen apo tjetersimin e prones nga pushtetaret, veprim per te cilin, sic tha kryeministri, ata do te shperblehen. Ndersa lidhur me moratoriumin e skafeve, qe pritet te kaloje se shpejti ne Parlament, kryeministri Berisha deklaroi se persa kohe do te jete ne pushtet kjo mazhorance, moratoriumi do te jete ne fuqi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›