Pavarësia, kërcënim për Serbinë

Zëvendëskryeministri serb dhe njëherësh Ministër i Punëve të Brendshme, Ivica Dacic ka deklaruar të hënën në Beograd se kërcënimi më i madh për sigurinë e Serbisë është “shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës”.
Ndërsa për gjendjen e sigurisë në Kosovë, ai ka thënë se është e ngarkuar me “dhunën me motive etnike”.
Dacic ka thënë se ka rrezik nga “aksionet e terroristëve shqiptarë” në zonën tokësore të sigurisë në jug të Serbisë, ku thotë se janë gjetur armë.
Madje, sipas tij, lëvizja e vehabive në Serbi është e lidhur me "terroristët shqiptarë".