E Shtunë, 31 Tetor 2026

Muja i bindur në fitore

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), e ka filluar fushatës zgjedhore për rivotim në komunën e Prizrenit gjatë ditës së hënë me një vizitë të kandidatit të saj, Ramadan Muja në disa fabrika të kësaj anë, ndërsa u është bërë thirrje qytetarëve që të dalin sa më masovisht në votime dhe të rikonfirmojnë mbështetjen për PDK-në.

I mbështetur nga kryesia e partisë dhe qytetarë prizrenas, kandidati Ramadan Muja gjatë vizitës në disa fabrika të qytetit dhe një pjesë të tregut, ka shfaqur besimin se edhe në zgjedhjet e 31 janarit do të dalë fitues, ndërsa u ka kërkuar qytetarëve që të dilet sa më shumë zgjedhje dhe të zgjedhin të preferuarin e tyre.

“Ju lusë që të dilni masovisht qytetarë të nderuar të komunës së Prizrenit për të votuar edhe njëherë, për të shfrytëzuar të drejtën e juaj ligjore dhe qytetare për të zgjedhur të preferuarin tuaj. Unë e di se është bërë e mërzitshme për të hyrë për herë të tretë brenda dy muaj e gjysmë në zgjedhje, por ja që ka vendosur politika, kështu mund të gëzojmë fitoren, sikurse edhe në të dy herët e tjera, të mëparshme”, ka thënë Muja.

Ai edhe në këtë rast ka uruar që këto zgjedhje të shkojnë në mënyrë sa më demokratike, të kulturuar dhe pa probleme.

Pas vizitës së një hapësirë të madhe ku janë të vendosura disa biznese, Muja ka thënë se kushtet në këto fabrika janë duke u përmirësuar çdo ditë e më shumë dhe ka premtuar se kushte më të mira për biznese.

“E pamë të arsyeshme të vizitojmë hapësirat e ish fabrikës “Progres” në të cilat janë të vendosura disa fabrika në të cilat punon një numër i madh punëtorësh. Kushtet ishin të mira, është bërë sistemi i të gjitha atyre makinave prej të cilave me efiçencën më të madhe dhe profesionalizmin e tyre punojnë punëtorët”, tha Muja, duke theksuar se në hapësirën në fjalë do të vendoset një numër edhe më i madh i bizneseve.

Derisa zyrtarisht ka filluar fushata për kryetar të komunës së Prizrenit, gjatë ditës së hënë ka qenë paralajmëruar një takimi mes PDK-së dhe AKR-së për në orën 15.00 dhe pritej të nënshkruhet një marrëveshje për koalicion mes këtyre partive.

Mirëpo, kandidati Ramadan Muja theksoi se ky takim do të mbahet gjatë ditës së martë dhe me gjasë edhe do të nënshkruhet marrëveshja e koalicionit për këtë raund zgjedhor.

Gjatë këtij rundi në garë janë Ramadan Muja nga PDK-ja dhe Hanefi Muharremi nga LDK-ja. Në të dy raundet e para fitues kishte dal për pak vota kandidati i PDK-së. Mirëpo, pas raundit të dytë të zgjedhjeve dhe ankesa të partive në KZAP, edhe është vendosur që në komunën e Prizrenit të shkohet në rivotim. /kosovapress/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›