E Shtunë, 31 Tetor 2026

Muhedini: Do marrim edhe dy zv.ministra

Tahir Muhedini

Presidenti i Nderit i PDIU-së, Tahir Muhedini, tha dje se vendimi për të caktuar Abaz Hadon dhe Ardian Tanën në postet e zv.ministrave është marrë në forumet e kësaj partie. Sipas tij, gjatë javëve në vijim, PDIU-ja do të marrë edhe dy poste të tjera të nivelit të dytë, konkretisht në Ministrinë e Drejtësisë dhe atë të Ekonomisë. Kemi dhe dy zv/ministra të tjerë për të marrë, një zv/ministër të Ministrisë së Drejtësisë dhe një zv/ministër të Ministrisë së Ekonomisë. Ka qenë një moment emocional. Zoti Idrizi ka marrë një mandat ka Kuvendi çam dhe duhet të jetë më i qetë. Partia ka një Kryesi, një program dhe as Idrizi dhe as Tahiri nuk duhet ta konvertojnë qenien në Parlament me dëshirën e tyre për të vendosur në dikastere të ndryshme njerëz të ndryshëm, u shpreh Muhedini. Por lidhur me këto deklarata të Presidentit të Nderit të Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka reaguar dje sërish deputeti i kësaj force politike, Dashamir Tahiri. Në vijim të replikës së sotme të Presidentit të Nderit të PDIU, dëshiroj ti bëj me dije që posti që ai mban është honorifik dhe është i lutur për të ndërhyrë në aktivitete festive dhe ngjarje të shënuara dhe jo të ngatërrohet në punët dhe aktivitetin e përditshëm të partisë, sepse i ndalohet me statut, shpehet Tahiri. Sipas tij nuk ekziston një mbledhje e Kryesisë së kësaj partie, ku të jetë diskutuar për emrat e zv.ministrave që do ti dërgohen PD-së. Përpara se të flas për emocionet e mia, ftoj këtë figurë honorifike të partisë të reflektojë thellë, sepse të gënjesh elektoratin dhe opinionin e gjerë publik është gafë e rëndë politike dhe morale, qoftë edhe për një pozicion si yti, u shpreh më tej Tahiri.

Vendimi
Dy ditë më parë, qeveria miratoi vendimin për të emëruar dy përfaqësues të Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet në kabinet. Konkretisht, Ardian Tana u emërua zv.ministër i Arsimit dhe Shkencës, ndërsa Abaz Hado në postin e zv.ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›