E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi: Zgjidhje çështjes së pronës dhe reformave

TIRANE- Presidenti Topi ka kerkuar nga leshuar kritika ne adrese te politikes per vonesa me reformat dhe ka kerkuar prej sa t’i jape zgjidhje problematikave te mprehta, si eshte ajo e prones.

Deklarata eshte bere ne mbyllje te takimit te sotem qe kreu i shtetit zhvilloi me ambasadorin e OSBE-se, Eugen Volfart.

“Ramë dakord me Ambasadorin, është e pakuptueshme pse vonohet miratimi i ligjit për Gjykatën Administrative, kur të gjithë palët bien dakord. Është një gjë që duhet të realizohet sa më shpejt. Është një kërkesë e jona në radhë të parë, kërkesë e njerëzve që merren me biznese, që kanë çështje të natyrës administrative, për të liruar sistemin gjyqësor nga këto probleme dhe për ti zgjidhur gjërat më shpejt në mënyrë më specifike. Pra, është çështje e vullnetit të politikës për ta realizuar sa më shpejt”- theksoi ai.

Topi u ndal ne ceshtjen e prones dhe kerkoi qe ajo te gjeje zgjidhje sa me pare si nje e drejte e merituar e shqiptareve.

“Eshtë një apel që ne e ndamë më zotin Ambasador, që politika e ka detyrim. Nuk mund të jetë luks i politikës që ta trajtojë çështjen e pronës si të dojë, duke dalë akte administrative pafundësisht, sa që dhe specialisti më i mirë i çështjes së pronave, e ka shumë të vështirë të orientohet, kur një herë në muaj, një herë në dy muaj, dalin akte administrative dhe shtojnë konfuzionet. Pra, politika, institucionet duhet ti bëjnë gjërat më të thjeshta, ti bëjnë më transparente dhe të ekspozojnë tek shqiptarët të gjithë panoramën, të cilën ne e kemi të nevojshme”- theksoi ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›