Topi: Në parlament po zhvillohet akti i fundit i kapitullimit të PD-së
Kryetari i Frymës së Re Demokratike Bamir Topi, duke iu referuar ngjarjeve të fundit politike, ka deklaruar se parlamenti shqiptar është i mbërthyer prej orësh nga politika e vjetër e cila mban akoma peng Shqipërinë dhe shqiptarët. Në parlament po zhvillohet akti i fundit i kapitullimit të PD-së.
Kryetarja e Kuvendit ka përgjegjësi direkte për institucionin që drejton dhe gjithçka që ndodh atje. Ajo nuk është thjesht një moderatore që hap mikrofonat kur flasin njerëz të plotfuqishëm dhe i mbyll ato kur flasin të tjerët, ka akuzuar Topalli gjatë një takimi me një grup të rinjsh në Tiranë.
Kreu i FRD-së ka vlerësuar më tej se situata politike në vend i ngjan një drame të vërtetë shqiptare, ku partitë të cilat nuk kanë komisionerë dhe më së shumti qytetarët pyesin se ku do të shkojë vota e tyre.
Ai shtoi se ky fakt përbën një pasiguri të madhe për të ardhmen e të rinjve dhe se Shqipëria ka nevojë për një politikë të re që nuk ndërton e zhbën KQZ- në për interesat e dy individëve. Duke akuzuar politikën e vjetër të kryeministrit i cili nuk dëgjoi këshillat e ndërkombëtarëve dhe shkaktoi këtë kaos në vigjilje të vizitës së zonjës Ashton, Topi e krahasoi atë me politikën e shteteve antidemokratike të Assadit dhe Lukashenkos. Ai tha se diferenca në moshë mes kryeministrit dhe bashkëpunëtorëve të tij sa vjen dhe rritet, duke i ardhur radha nipërve të tij. Berisha në rrugën e tij politike ka eliminuar kundërshtarët politikë dhe ka prishur rregullat e lojës,- tha Topi.
5 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)
Topi: Në parlament po zhvillohet akti i fundit i kapitullimit të PD-së burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email