Muja dhe pesë zyratët të tjerë u paraqitën seancën e dytë gjyqësore

Kryetari i komunës së Prizrenit Ramadan Muja dhe 5 zyrtarë të tjerë të komunës, u paraqitën në seancën e dytë gjyqësore, që kryesohej nga gjyqtari i EULEX-it Vladimir Mikulla.
Seanca ka zgjatur vetëm një orë, ku gjyqtari Mikulla ka bërë të ditur se pala mbrojtëse e Ramadan Mujës dhe të tjerëve ka deponuar ankesën në lidhje me aktakuzën në gjykatë, ndërsa e njëjta do të dorëzohet në gjykatën e apelit për shqyrtim.
Pala mbrojtëse e kryetarit të komunës së Prizrenit, ka bërë të ditur se ankesa është bërë brenda afatit kohor, ndërsa nuk është kthyer ende asnjë përgjigjie.
Sipas avokatit Ruzhdi Berisha që përfaqëson të parin e Prizrenit, aktakuza me të cilën ngarkohet klienti i tij është e pabazë dhe beson së drejtësia do ta nxjerrë të pafajshëm Ramadan Mujën.
Seanca e radhës gjyqësore për zyrtarët komunal të Prizrenit do të mbahet më 28 Maj në orën 10-të.
Kryetarit të Prizrenit akuzohet në katër pika për shpërdorim të pozitës zyrtare në dhënien e disa pronave shoqërore në shfrytëzim për disa kompani, me qëllim të përfitimit./Indeksonline/