E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në veri protestojnë kundër marrëveshjes

Rreth një mijë studentë serbë janë duke protestuar në veri të qytetit të Mitrovicës kundër marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të arritur në Bruksel.

Ata i janë afruar urës kryesore të Ibrit, ku po këndojnë këngë nacionaliste serbe për Kosovë, ndërsa në duar bartin flamuj serbë dhe pankarta me mbishkrime “Nuk e duam vulën e Kosovës në diplomatë tona”, “Kosova është Serbi”, “Edhe ne jemi fëmijë të dikujt”.

E ashtuquajtura mbrojtja civile, ka krijuar kordon duke mos lejuar protestuesit t’i afrohen urë së Ibrit.

Në anën jugore të qytetit vërehen forca të shtuara të policisë së Kosovë, njësia speciale, pjesëtarë të policisë EULEX-it, KFOR-it./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›