E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadori amerikan: Serbia s’e njohu Kosovën me marrëveshje

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë kërkuar që Serbia të njeh pavarësinë e Kosovës, por të relaksojnë raportet.

Këtë sqarim e dha ambasadori amerikan në Serbi, Michael Kirby të enjten në Beograd.

“Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën, nuk do të thotë njohje të Kosovës” u ka thënë medieve serbe diplomati amerikan gjatë një vizite në Odën Ekonomike të Serbisë.

Deklarata e tij ka pasuar pasi është pyetur nga gazetarët serb nëse Washingtoni zyrtar e konsideron nënshkrimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve si njohje që i ka bërë Serbia Kosovës./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›