E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nikoliq pranon gjenocidin dhe kërkon falje

Presidenti i Serbisë Tomslav Nikoliq ka kërkuar falje për krimet e kryera në “emër të kombit” në Srebrenicë.

Këtë falje Nikoliq e ka bërë nëpërmjet një video të postuar në YouTube, duke i paraprirë një interviste të dhënë në televizionin boshnjak BHRT, e cila do transmetohet në 7 maj.

"Gjithçka që ka ndodhur në ish-jugosllavi ka karakteristikat e një gjenocidi", ka shtuar Nikoliq.

Vetëm një vit më parë Nikoliq mohoi që masakra e 8 mijë myslimanëve të ishte bërë nga forcat e armatosura serbo-boshnjake të drejtuara nga komandanti Ratko Mlladiç, i cili tashmë ndodhet i akuzuar në gjykatën penale për krime lufte në ish-Jugosllavi.

Në masakrën e Srebrenicës së vitit 1995, u vranë afro 8 mijë burra e djem myslimanë nga forcat serbe./Indeksonline/

/>  

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›