Mujota takoi ambasadorin e Hungarisë, Lorant Balla
Ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota priti të martën në një takim pune, ambasadorin e Hungarisë në Prishtinë, Lorant Balla.
Gjatë këtij takimi, ministri Mujota e njohu ambasadorin Balla me zhvillimet në ministrinë të cilën e drejton si dhe shprehu interesimin e tij për vazhdimin e bashkëpunimit.
Ministri Mujota, po ashtu e njohu ambasadorin me projektet, të cilat janë duke u realizuar, në ndërtimin e rrugëve të reja të vendit tonë, ndërsa në veçanti e informoi lidhur me dinamikën e zhvillimit të punimeve në Autostradën Vërmicë-Merdar. Sipas ministrit Mujota dinamika e zhvillimit të punimeve në autostradë po shkon sipas planit dhe dinamikës së përcaktuar.
Në këtë takim, u bisedua edhe rreth marrëveshjes për transportin rrugor, e cila pritet të nënshkruhet në mes të Kosovës dhe Hungarisë.
Ambasadori Balla shprehu gatishmërinë e tij se do të angazhohet në mënyrë që sa më parë të arrihet nënshkrimi i kësaj marrëveshje.
Sipas ambasadorit Balla, Hungaria është e gatshme që të ofrojë ndihmë përmes ekspertëve në fushat që kanë të bëjnë me Ministrinë e Infrastrukturës si në fushën e transportit, pastaj komunikacionit etj.