Vdes ne spitalin ku punonte infermierja me foshnjen ne bark
Nje infermiere e shtruar si paciente ne spitalin ku punonte ka gjetur vdekjen bashke me foshnjen ende te palindur. Ngjarja ndodhi ne Shtepine e Lindjes ne qytetin e Kukesit ku nje grup ekspertesh te mjekesise ligjore kane nisur hetimin per gjetjen e shkaqeve dhe pergjegjesive per kete vdekje.
Policia e Kukesit njoftoi dje se ka nisur hetimet per vdekjen e nje 24-vjecareje e cila ka gjetur vdekjen ne muajin e nente te shtatzenise nderkohe qe foshnja e saj kishte vdekur qe prej disa ditesh dhe ende qendronte ne barkun e nenes.
Ngjarja ka ndodhur mbremjen e se merkures kur Riada Iseberi eshte gjetur e vdekur ne tualetin e maternitetit te Kukesit. E reja e cila punonte si infermiere e ketij spitali ishte shtruar qe prej nje jave per trajtim mjekesor. Ajo ishte ne muajin e fundit te shtatzenise dhe ditet e fundit nuk ishte ndiere mire. Gjendja shendetesore e te rese i kishte detyruar bluzat e bardha te rekomandonin shtrimin e saj ne spital.
Ekspertet e mjekesise ligjore jane duke hetuar rrethanat dhe shkaqet e vdekjes. Sipas burimeve prane Shtepise se Lindjes ne Kukes 24-vjecares i kishte vdekur femija ne bark tri dite me pare dhe ende nuk dihet pse mjeket nuk kane nderhyre per heqjen e foshnjes nepermjet nderhyrjeve kirurgjikale. Nderkohe qe e reja dyshohet te kete gjetur vdekjen nga nje infarkt ne zemer.
Nga ana tjeter mesohet se ne Policine dhe Prokurorine e Kukesit ende nuk eshte bere ndonje denoncim nga ana e familjareve por as nuk jane dhene versione ne lidhje me shkaqet e vdekjes. Gjithcka pritet te zbardhet pas raportit perfundimtar qe do te behet nga specialistet qe kane shkuar nga Tirana ne Kukes.
Nderkohe ndonese kane kaluar 24 ore nga vdekja e 24-vjecares Riada Iseberi me profesion infermiere prane maternitetit te Kukesit grupi i eksperteve mjeko-ligjore nga Tirana nuk ka nxjerre ne drite shkaqet qe kane cuar ne vdekjen e gruas shtatzene e cila prej nje jave po kurohej nga mjeket e maternitetit te Kukesit.
Burime zyrtare prane Prokurorise se Rrethit te Kukesit thone se ende nuk mund te thuhet gje per kete ceshtje sepse tashme dosjen dhe te gjitha materialet rreth vdekjes se shtatzenes e kane ne dore ekspertet mjeko-ligjore. Sapo te nxirret perfundimi i shkaqeve qe kane cuar ne humbjen e jetes se gruas per te cilen kjo ka qene edhe shtatzenia e pare do te mund te ndermerren nisma ligjore.
Nderkohe burime zyrtare nga Drejtoria e Policise se Qarkut te Kukesit thone se nga ana e familjareve deri me tani nuk eshte bere ndonje kallezim per mjeket qe e kane pasur pacienten te afermen e tyre nen mbikeqyrje.
Nderkohe mesohet se jane marre ne pyetje mjeket qe e kane trajtuar por vetem pas nxjerrjes se konkluzionit te eksperteve mund te percaktohet edhe pergjegjesia ose jo e mjekeve ne vdekjen e 24-vjecares nga Kukesi.
Riada Iseberi sapo ishte diplomuar per infermiere dhe prej pak kohesh punonte ne maternitetin e Kukesit ku edhe gjeti vdekjen mbremjen e se merkures.