E Shtunë, 31 Tetor 2026

Muli mbërrin në selinë e PD. Mesila Doda pranon humbjen: Kjo është dita më e vështirë pas vitit 1997

selia-e-pdI pari që ka mbërritur në selinë e Partisë Demokratike pas një heshtje të gjatë është ministri i Brendshëm, Flamur Noka.

Prej dy ditësh në selinë e PD ka vetëm gazetarë dhe ndonjë zëdhënëse, por asnjë zyrtar.

Përflitet se mund të vijë edhe kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli.

Ndërkohë, e para që ka thyer heshtjen nga të djathtët është Mesila Doda, kandidate e PD në Fier. Ajo pranon humbjen, por thotë se do ketë reflektim.

Doda do jetë deputete e Kuvendit të ri. Ajo thotë se kjo është dita më e vështirë pas vitit 1997.

Kjo është dita më e vështirë për militantët e PD pas vitit 97′. Të dashur militantë, simpatizantë të PD… ditët e ardhshme do kemi mundësinë të reflektojmë mbi këtë votë të shqiptarëve. E vetmja gjë që dua t’ju them është që do jem me ju në çdo ditë të jetës sime, dhe do kërkoj vetëm të risjellim parimet e shenjta mbi të cilat ngritëm Partinë Demokratike të vitit ’90. Ne jemi dhe do jemi forca që sjellim progres në këtë vend! Do jem me ju për risjelljen e atyre parimeve që na bëjnë ta duam këtë vend të zhvilluar, demokratik, europian!!! shkruan Doda në Facebook./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›