Mulla Osmani në arrest shtëpiak

Mulla Osman Musliu, imam në xhaminë e Drenasit dhe vëllai i tij Liman Musliu, dy ditë pasi u arrestuan për rrahjen e hoxhës së Gradicës, Gazmend Mehmeti, janë liruar nga qendra e mbajtjes në stacionin policor në Drenas.
Burimet e Indeksonline brenda prokurorisë së shtetit kanë thënë se, me vendim të prokurorit përkatës, dy vëllezërit Musliu janë liruar nga qendra e paraburgimit, por që të njëjtëve u është shqiptuar një masë tjetër, 15 ditë arrest shtëpiak.
Prokurori rastin e ka klasifikuar si sulm fizik me lëndime të lehta trupore, ku hoxha i Gradicës tashmë posedon edhe raport mjekësor për rrahjen që ia ka shkaktuar mulla Osmani.
Ky i fundit, në janar të vitit 2009 ishte rrahur rëndë nga nëntë persona në xhaminë e fshatit Zabel të Drenasit. Imami kishte deklaruar se sulmuesit ishin vehabistë të cilët kishin synuar marrjen e BIK-ut nën kontroll./V.K./Indeksonline/