E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mullen: SHBA, gati plani i sulmit për Iranin

SHBA-ja ka plane për sulme ushtarake ndaj Iranit. Konfirmimi vjen nga kreu i ushtrisë amerikane Mike Mullen. “Shtetet e Bashkuara e kanë një plan të gatshëm sulmi kundër Iranit”, deklaroi gjenerali. Ai shtoi se si opsioni i sulmit dhe ai i një Irani që zotëron armë bërthamore, mbeten mjaft shqetësues.

“Ka pasoja të paparashikueshme nga të dyja skenarët, në këtë pjesë jashtëzakonisht të paqëndrueshme të botës”, tha gjenerali amerikan në një intervistë për rrjetin televiziv NBC. Shefi i ushtrisë amerikane edhe një herë theksoi se publikimi kohët e fundit i dokumentave sekrete amerikane në internet lidhur me luftën në Afganistan ka shumë të ngjarë të rezultojë në më tepër viktima në njerëz në radhët e trupave të koalicionit dhe forcave afgane.

Delina Bitraku < I mëparshmi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›