E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarret në Rusi, kisha ortodokse lutet për shi

Kisha ortodokse lutet për shi në përpjekjen më të fundit për të ndalur zjarret e të nxehtin më të madh që ka pushtuar vendin në 130 vjet. Patriarku Kiril i Kishës Ortodokse ruse i ka kërkuar besimtarëve të luten që të bjerë shi në kohën kur vala e të nxehtit ka shkaktuar zjarre masive. Zjarret në Rusi po vazhdojnë të përhapen me shpejtësi, në veçanti në lindjen e largët ruse.

Gjatë 24 orëve të fundit është trefishuar sipërfaqja e prekur nga zjarret, janë më mijëra të evakuuarit e mbi 30 viktima. Mbi 238 mijë zjarrfikës po luftojnë kundër zjarreve ndërsa thatësira ka goditur rëndë dhe bujqësinë.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›