Muller, i frustruar për barazimin

Barazimi 1:1 i Bayern Munichut me Hamburgun është rezultat zhgënjyer për gjigantin bavarez. Kështu mendon mesfushori ofanziv Thomas Muller, i cili priste fitore, për ta ruajtur kreun e tabelës, i cili tash i takon Borussia Dortmundit.
“Kur luani në Bayern, gjithmonë dëshironi të fitoni. Posaçërisht kur dëshironi ta fitoni ligën, duhet të fitosh shumë takime. Kjo është arsyeja se pse barazimi është i pamjaftueshëm, sepse ishte një lojë ku meritonim shumë më tepër se barazimi. Ky fakt të zhgënjen”, deklaroi përfaqësuesi gjerman.