E Shtunë, 31 Tetor 2026

Princi William po kërkon dhuratën “e përkryer”

Princi William raportohet se shpreson se një stoli e nënës së tij të ndjerë do të jetë dhurata e përkryer për bashkëshorten e tij Catherine, kur ajo të sjellë në jetë fëmijën e tyre të parë.

William po planifikon që dhurata për gruan e tij të jetë speciale dhe shpreson se nëna e tij e ndjerë, Princesha Diana do ta inspirojë atë për të “qëlluar” dhuratën e përkryer.

“William po shikon stolitë e nënës së tij nëse do të gjejë diçka të përshtatshme për ti dhuruar Kate si dhuratë speciale pasi ajo të sjellë në jetë pasardhësin e tyre”, ka thënë një burim për revistën britanike “Grazia”.

Catherine po kalon muajt e fundit të shtatzënisë së saj dhe çifti pritet të mirëpresin në jetë foshnjën muajin e ardhshëm./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›