E Shtunë, 31 Tetor 2026

21 janari, Rama-Jensen: Hetim i plotë dhe i gjithanshëm

Kryeprokurorja Ina Rama ka pritur sot në një takim ambasadorin e Danimarkës në Tiranë, Karsten Jensen, ndërsa kanë shprehur qëndrimin e përbashkët sa i takon hetimit të plotë dhe të gjithanshëm për “21 janarin.

Pavarësia e institucioneve të drejtësisë dhe roli i tyre në forcimin e shtetit të së drejtës, është diskutuar mes palëve, ndërsa pas nuk është lënë dhe performanca e Prokurorisë, si një nga hallkat e rëndësishme në ruajtjen dhe zbatimin e ligjit.

Transparencë dhe efektivitet në gjykim ishte kryefjala e takimit, ndërsa ka kaluar një vit nga ngjarja e 21 janarit, ku humbën jetën katër qytetarë.

Mes tyre u konfirmua se mbështetja tek ligji, zbatimi me rigorozitet i tij dhe shmangia e çdo ndikimi ekstraligjor nga organet e drejtësisë, mbetet një nga kushtet themeltarë të funksionimit të shtetit të së drejtës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›